Afganistan, 4 të vrarë në sulme me bomba

Më datë:

Të paktën katër persona, përfshirë dy policë, u vranë në disa sulme me bomba në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, thanë zyrtarët, ndërsa një varg sulmesh të tilla që nuk merren përsipër nga askush, vazhdojnë të shkaktojnë terror, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i policisë për AA tha se shpërthimet e bombave magnetike ndodhën në tri vende të ndryshme kryesisht në zonat në qendër të qytetit Deh Boori, Pul Sokhta dhe Huzoori Chaman gjatë orëve të pikut në mëngjes.

Masooma Jafari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, tha se katër persona, përfshirë dy policë, u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në bombardimet.

Pavarsisht se nuk marin përgjegjësinë për sulmet e vazhdueshme me bomba, zyrtarët afganë drejtojnë gishtin drejt talibanëve për këto sulme që me sa duket kishin nën objektiv forcat e sigurisë dhe figurat e tjera pro-qeveritare.

Tariq Arian, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, javën e kaluar tha se talibanët kryen mbi 500 sulme të tilla me mjete shpërthyese të improvizuara, duke vrarë mbi 400 njerëz në tre muajt e fundit.

Megjithatë, Talibanët kanë hedhur poshtë akuzat.

Në vazhdën e sulmeve të tilla, bisedimet e brishta të paqes midis qeverisë afgane dhe talibanëve në Doha të Katarit kanë mbetur në pauzë për të paktën dy javë të tjera.

Bisedimet kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit gati dydekadësh të gjatë pas një marrëveshje historike paqësore midis SHBA-së dhe talibanëve të lidhur më parë në shkurt, sipas së cilës kërkohet tërheqja e të gjithë trupave të huaja nga Afganistani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...