20.5 C
Tirana

Turqia shtrëngon masat, Ministria e Jashtme: Ata që s’kanë test PCR nuk do lejohen të hipin në avion

Më datë:

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj për të gjitha masat që kanë marrë autoritetet shëndetësore në Turqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e saj zyrtar thuhet se ata që do udhëtojnë drejt Turqisë duhet të jenë të pajisur me test PCR për COVID-19 të kryer në 72 orët e fundit.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 28 Dhjetor të paktën deri në muajin Mars. Ndërsa për ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore apo detare kjo masë do të hyjë në fuqi prej datës 30/12/2020.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Turqia ka vendosur masa të reja për personat që udhëtojnë drejt këtij vendi, me qëllim kontrollin e numrit të rasteve me COVID-19.

Duke filluar nga data 28/12/2020, të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryer brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit. Ndërsa për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Turqisë nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare, kjo masë do të hyjë në fuqi prej datës 30/12/2020.

Ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin  e udhëtimit.

Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj). Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në...

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në...

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...