Vaksina antiCOVID dhe kufizime të reja për evropianët në prag të vitit të ri

Më datë:

Në një kohë ku vendet evropiane po përgatiten për fillimin e vaksinimit për grupet e rrezikuara Austria, Skocia dhe Irlanda e Veriut nga dita e sotme filluan respektimin e masave të reja kufizuese.

Pas një lehtësimi të masave gjatë Krishtlindjes, një shtetrrethim i përgjithshëm hyri në fuqi sot në në Austri i cili do të zgjasë deri në 24 Janar. Ndërkohë, masa më të rrepta hynë në fuqi në Skoci dhe Irlandën e Veriut, duke përfshirë mbylljen e bizneseve “jo thelbësore” dhe kufizimet e takimeve.

Bllokimi i vendosur në pjesë të Anglisë që nga 20 dhjetori u shtri në zona të reja të Anglisë lindore dhe jug-lindore. Uells u zgjua me kufizime më të rrepta të Shtunën pasi i lehtësoi për Krishtlindje.

Në Irlandë dhe Itali, masat e reja filluan para Krishtlindjeve në një përpjekje për të parandaluar infeksione të mëtejshme gjatë festave.

Vendet e BE janë të gatshme të administrojnë dozat e tyre të para të një vaksine COVID-19 të Dielën, me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të të moshuarve ndër të parët që marrin vaksinat e para.

Dorëzimet e para filluan të mbërrinin në vendet e BE të Shtunën, me secilin shtet anëtar që mori afërsisht 10,000 doza për këtë grup fillestar. Brukseli më parë  tha që vendeve anëtare do t’u ndahen doza bazuar në madhësinë e tyre të popullsisë.

Disa orë para se të mbërrinin dozat e para të vaksinës në Francë, autoritetet shëndetësore franceze konfirmuan rastin e parë të vendit të variantit të koronavirusit që nxiti masa të reja izoluese në Britani. Dozat e para të vaksinës Covid-19 të zhvilluara nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech u dërguan sot pak para orës 7 të mëngjesit në farmacinë qendrore të Spitaleve të Parisit (Hôpitaux de Paris), në një periferi të kryeqytetit francez. Vaksinat e para do të bëhen në dy shtëpi të moshuarish.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që administroi një vaksinë kundër COVID-19 në fillim të këtij muaji.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...