Turqi, 36 të arrestuar në operacionet për alkool të falsifikuar

Më datë:

Së paku 36 të dyshuar, përfshirë krerë të dyshuar të grupeve kriminale të përfshirë në shitjen e pijeve alkoolike, u arrestuan në operacione paralele në pjesë të ndryshme të Turqisë, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët turq të zbatimit të ligjit bastisën 31 lokacione në kryeqytetin Ankara, Diyarbakirin juglindor, Bursën perëndimore dhe provincat qendrore Kayseri dhe arrestuan të paktën 27 nga të dyshuarit, sipas këtyre burimeve.

Më herët, autoritetet turke lëshuan urdhra arrestimi për 32 të dyshuar mbi prodhimin e alkoolit të falsifikuar.

Në përgjigje të një lajmërimi për rritjen e shitjeve teksa festat e Vitit të Ri po afrohen, ekipet anti-kontrabandë në Ankara filluan një operacion, tha burimi i sigurisë në kushte anonimiteti.

Operacionet kishin në shënjestër grupe të dyshuara kriminale të akuzuara për prodhimin dhe tregtimin e alkoolit metil, alkoolit etilik dhe alkoolit të falsifikuar.

Në operacione të ndara, të paktën shtatë të dyshuar u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit dhe dy në rrethin Luleburgaz në provincën veriperëndimore Kirklareli për të njëjtat akuza, theksuan burimet.

Po ashtu, u sekuestruan 20.550 litra alkool etilik, 252 shishe pije alkoolike të falsifikuar, 776 produkte të përdorura në prodhimin e alkoolit të falsifikuara, mjete distilimi dhe tre armë zjarri pa leje.

Në operacionin në Luleburgaz, u sekuestruan gjithashtu 550 litra alkool të falsifikuar. Të paktën dy të dyshuar u arrestuan në operacion.

Në dy operacione tjera në Izmir, ekipet e policisë sekuestruan 27.350 litra alkool etilik në bastisjet e depove të shtatë të dyshuarve, duke i arrestuar ata.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...