21.5 C
Tirana

“Kush iku shpëtoi!”, ish-ministri: Varfëria nuk bën revolucion, politika sundon e qetë

Më datë:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se varfëria dhe votat janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa thekson se kush iku nga Shqipëria ka shpëtuar, Manjani shton më tej se varfëria nuk bën revolucion, duke lënë politikën që të sundojë e qetë.

REAGIMI I MANJANIT

Asnjë sistem politik e shoqëror nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse popullsia varfërohet vazhdimisht dhe i mohohet liria për të zgjedhur.
Asnjë iluzion s’mund të kemi, për sa kohë të trajtuarit me ndihmë sociale rriten dhe populli nuk zgjedh e as vendos për asgjë.
Varfëria dhe vota janë dy mjetet më efektive që elita politike i ka përdorur dhe i përdor për të sunduar.
Ndaj nuk ka kuptim të flitet për sistem qeverisës. Prandaj shteti ska asnjë kuptim. Prandaj demokracia bëhet demagogji…!!! ??

Është krejt e logjikshme kjo gjë. Nëse pret të ushqehesh nga ndihma sociale, kryetari i bashkisë të duket perëndi. Pra mbaroi liria për të zgjedhur.
Maksimumi mund të revoltohesh dhe të kërkosh përmbysje e cila, nga ana tjetër kërkon revoltë masive jo individuale. Kur kjo revoltë bëhet masive maksimumi bëhet revolucion, por jo demokraci.
Kulmi është kur varfëria nuk bën dot as revolucion…! Kjo pastaj i vë kapak çdo arsyetimi.
Pra, pa shpresë!
Askush nuk do të nxjerrë njerëzit nga varfëria nga njëra anë, por nga ana tjetër as varfëria nuk bën dot “detyrën” e saj… Kështu Politika sundon e qetë.
Prandaj logjika të fton të ikësh nga ky realitet.
Duam, s’duam ky është realiteti. Kush iku shpëtoi!
E dhimbshme!???

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...