Vrasja horror e çifti Pasho në Itali, gjykata jep vendimin për ish të dashurën e djalit të tyre. Elona Kaleshi mbetet në burg

Më datë:

Gjykata në Firence ka vendosur masën “arrest me burg” për Elona Kaleshin, e dyshuara kryesore për vrasjen e çiftit Pasho në vitin 2015 në Itali.  Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor.

Gjykata mori dëshminë e qytetarëve që banonin pranë apartamentit që kishte marrë me qera çifti Pasho, ku mendohet se ata janë masakruar, në fillim të nëntorit 2015. Fqinjët thanë se në atë kohë kishin ndjerë një aromë të keqe që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë një grua duke u larguar me disa valixhe, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kaleshi.

Sipas hetuesve italiane, Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur po flinte gjumë, dhe në trupin e tij nuk ka shenja te tjera dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Për krimin e rëndë, dyshohet se Kaleshi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qënë një shumë prej 50 mijë eurosh që cifti Pasho mbante në shtëpi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ceremoni madhështore në Phenian për vizitën e Xi Jinping, i pritur nga Kim Jong Un

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti të hënën në...

Begaj uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e...

BM – Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi  në mesnatë bisedime urgjente...

Komisionerja Kos kërkon bashkim pas zgjedhjeve: Kosova ka nevojë për dialog

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka...