23.5 C
Tirana

Marrëveshja për koalicionin, Vjosa Osmani: Do të takohemi me Vetëvendosjes

Më datë:

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të marrëveshjes për koalicionin bashkëqeverisës.

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo. Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi mbrëmë në KTV ka deklaruar se me LDK-në do të takohen këtë fundjavë, dhe se çështja e presidentit është në tavolinë. “Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...

Naftëtarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë: Do vijojmë me protesta

Pas 17 ditësh, naftëtarët e shoqërisë “Bankers Petroleum” në...

Mashtronin shqiptarët me faqen e falsifikuar të postës, arrestohen dy kinezë

Dy kinezë janë vënë në pranga si pjesë e...