21.5 C
Tirana

“Borchard kundër dialogut”, Vasili: Ftoi në tryezën për “Zgjedhoren” vetëm njërën palë

Më datë:

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchard, i cili zhvilloi sot një tryezë me ambasadorët për Reformën Zgjedhore, kur të pranishëm ishin dhe dy bashkëkryetarët e komisionit të kësaj reforme, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Vasili shkruan në “Facebook” se Borchard është kundër dialogut, pasi sipas tij, ka ftuar sot në tryezë vetëm njërën palë.

Postimi i Vasilit:

Borchard serish kunder dialogut! Borchard organizon tryeze me ambasadoret per reformen zgjedhore dhe fton vetem njeren pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe cuditerisht flet per dialogun.

Interesant vertet!! Me sa duket askush nuk e ka informuar se eshte krijuar Keshilli Politik per Reformen Zgjedhore me paritet perfaqsimi te te dy paleve.

Si duket atij ky Keshill Politik,me kater perfaqesues 2 nga seicila pale si instrument dialogu nuk i pelqen dhe nuk e do.

Dialogu permes Keshillit Politik nuk e eshte dogme eshte realitet, eshte veprimeshte fakt dhe si i tille nuk mund te diskutohet nga kerkush.

Borchard çfaqet serish recidivant ne qendrimet e tij te njeanshme,konfliktuale dhe perçarese, qe e minojne dialogun e ndertuar me shume mundim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...