19.5 C
Tirana

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, viziton sot Tiranën

Më datë:

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën.

Sipas informacioneve të deritanishme Michel do të takohet me Edi Ramën, për të biseduar për integrimin europian të vendit dhe për konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel gjatë muajit. Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Shkupin.

Si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut kjo vizitë ka rëndësi pasi shtetet e BE-së pritet të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave në samitin e pranverës në Zagreb.

Kjo është vizita e dytë në Shqipëri e një drejtuesi të lartë të BE-së në pak ditë. Një javë më parë Tiranën e vizitoi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...