Itali, arrestohen 13 anëtarë të një klani mafioz, nën hetim edhe një kryebashkiak

Më datë:

Policia italiane ka arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen se janë pjesëtarë të klanit mafioz që drejtohet nga Matteo Messina Denaro, një prej personave më të kërkuar në Itali dhe në botë, i cili konsiderohet edhe si “Capo dei capi”, ose “Bosi i bosëve”, pas burgosjes dhe më pas vdekjes së Toto Riina-s.

Denaro mori drejtimin e klanit në vitin 1993, pas vdekjes së të atit, duke u bërë fillimisht bosi i Cosa Nostra të Trapanit, e më pas, i gjithë organizatës kriminale.

Sipas mediave italiane, të 13 të arrestuarit, kryesisht në Trapani dhe Palermo, kanë qenë persona shumë pranë bosit Denaro. Ata akuzohen për disa vepra të ndryshme penale përveç përfshirjes në organizata mafioze, si përfshirje e paligjshme në zgjedhje, dhe kontroll territori.

Sipas prefektit Francesco Messina, mafia është kthyer të bëjë rolin e “sekserit” mes punëve publike dhe institucioneve shtetërore. Për këtë arsye, ka nisur një hetim edhe për kryetarin e Bashkisë së Kalatafimi-Segesta, një qytezë e vogël pranë Trapanit, Antonio Accardo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...