9.5 C
Tirana

Padia për shpifje, Haradinaj i ashpër me Ramën: Ka bërë një paturpësi, fanatik i ndarjes së Kosovës

Më datë:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I ftuar sot në emisionin “Open”, Haradinaj u shpreh se, kjo që ka bërë Rama është një paturpësi.

“Kam marrë informacion nga mediat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpësi e Ramës që ka bërë këtë padi. Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpësi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Këto deklarata nga Haradinaj, bëhen pasi është paditur nga Kryeministri Edi Rama për shpifje, pikërisht për reagimet për ndarjen e Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës, për shpifje ndaj homologut Haradinaj. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...