Mount Everest “është rritur” për 73 centimetra

Më datë:

Matjet e reja kanë treguar se Mount Everest, mali më i lartë në botë, i vendosur në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, është 73 centimetra më i lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Nepalit, Pradeep Kumar Gyawali tha se lartësia e re e matur e Mount Everestit është 8.848 metra e 86 centimetra, njoftoi Asian News International (ANI).

Gyawali tha se matja e re zbuloi se Mount Everest ishte 73 centimetra më i gjatë se matja e fundit.

Një ekip kinez i ekspeditës arriti në majë më 7 maj të këtij viti, në mënyrë që të masë me saktësi majën më të lartë në botë me ndihmën e GPS dhe pajisjeve speciale.

Kina më parë dërgoi ekspedita në malin Everest në vitin 1975 dhe 2005. Në atë kohë, lartësia e matur e malit ishte 8.844 metra e 43 cm ose 8.848 metra e 13 cm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...