Basha me bizneset në Laprakë: Kështu nuk ecet, na duhet qeverisje e re

Më datë:

Në vijim të turnit të tij në takime me biznese, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë. Gjatë bisedës me disa përfaqësues të bizneseve të vegjël përsëriti qëndrimin e tij se situata është shumë e rëndë në vend. Ai u shpreh se duhet ndaluar çdo shpenzim tjetër dhe lekët të shkojnë te njerëzit.

“Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara.

Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë. Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, – u shpreh ndër të tjera Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...