Shira të dendur “pushtojnë” Vlorën, bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina

Më datë:

Pjesa më e madhe e vendit tonë është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje të vazhdueshme shiu.

Në këtë situatë, Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina, për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.

“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia.

Sipas sinoptikanëve kjo javë do të karakterizohet me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ceremoni madhështore në Phenian për vizitën e Xi Jinping, i pritur nga Kim Jong Un

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti të hënën në...

Begaj uron Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e...

BM – Zelensky takon aleatët kryesorë evropianë në Londër mes përshkallëzimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi  në mesnatë bisedime urgjente...

Komisionerja Kos kërkon bashkim pas zgjedhjeve: Kosova ka nevojë për dialog

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka...