Koalicion me parti të tjera? Vjosa Osmani: S’ka plan B, LDK negocion vetë me Vetëvendosjen

Më datë:

Ngërçi në negociatat mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e koalicionit ua ka rikthyer ambiciet subjekteve që përbënin PAN-in, për të mbetur në pushtet.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate kanë shfaqur gatishmëri të negociojnë, nëse subjekti fitues nuk arrin ta krijojë shumicën për votimin e Qeverisë. Por në LDK dhe VV e kanë përjashtuar mundësinë t’i konsiderojnë opsionet e tjera, nëse nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë më herët, LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, pas së cilës përsëritën qëndrimin se kushti për të hyrë në marrëveshje me VV-në është posti i kryeparlamentarit. Nënkryetarja Vjosa Osmani ka thënë të mërkurën se nuk është propozuar asnjë plan B, por vetëm mundësia që të lidhet koalicioni me VV-në.

“Në Kryesi dje është përcaktuar që LDK-ja negocion vetëm me VV-në për Qeveri të ardhshme dhe askush nuk ka propozuar opsione të tjera. E kemi qartësuar që në asnjë mënyrë nuk kemi opsion B dhe ky është i vetmi për të cilin ne punojmë”, ka thënë Osmani gjatë një deklarimi për media, para selisë së partisë. Sipas saj, sa i përket koalicionit me VV-në nuk ka pasur kundërshtime, teksa ka thënë se shpreson që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...

Rrogozhinë-Peqin: “Shtëpia e barit” nxjerr në pah dështime në policinë lokale, pezullohen zyrtarët

Furtunë në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive...