10.5 C
Tirana

“Mogli” i filmave “ekziston” në jetën reale, ky është djali që ha bar dhe jeton si kafshët

Më datë:

Ellie është djali, i njohur tashmë si “Mogli” i filmave në jetën reale. Nëna e tij detyrohet ta ndjekë nëpër pyje, teksa ai kërkon ushqim nëpër lëndina dhe jeton si kafshët.

Ai nuk mund të flasë dhe refuzon ushqimin e përgatitur nga nëna, por preferon të kërkojë në pyllin pranë fshatit të tij në Ruanda, për banane dhe fruta të tjera ose të ushqehet thjesht me bar.

Nëna e përshkruan Ellien si një fëmijë të veçantë dhe dhuratë nga Zoti, pasi ajo dhe i shoqi kanë humbur më parë pesë fëmijë gjatë lindjes.

“Atij nuk i pëlqen ushqimi. Preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra. Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi”, ka treguar nëna e djaloshit në një dokumentar të rrjetit Afrimax TV.

https://youtube.com/watch?v=h-28TX8xldE%3Ffeature%3Doembed

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...