12.5 C
Tirana

Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali, autori: E lashë në rrugë nga…

Më datë:

Një aksident mbrëmjen e 19 janarit i mori jetën 36-vjeçarit shqiptar Franko Gjinaj, në provincën që lidh Orbasanon me Stupinigi, në zonën e Torinos. Pas aksidentit autori 34-vjeçar, nga Giaveno u largua nga vendngjarja, duke thënë “unë u tremba dhe prandaj u largova”.

Nga hetimet e policisë rezultoi se burri, nuk e kishte parë 36-vjeçarin që po kalonte rrugën në një vend ku nuk kishte ndriçim dhe as vendkalim për këmbësorë, pasi kishte mjegull të dendur.

Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, në atë pikë e zuri paniku dhe ishte larguar.

Hetuesit e gjurmuan autorin falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe dëmtimit të logos Volkswagen të makinës, copëza që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Gjatë punës së tyre për kapjen e autorit policia gjeti gjetën makinën, të dëmtuar dhe me gjurmë gjaku në një garazh Giaveno. Burri e kishte marrë atë për të riparuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kapet me ora dore të kontrabanduara, ndalohet 39-vjeçari në Berat

Policia e Beratit njoftoi sot se, si rezultat i...

Kurti nuk i përgjigjet pyetjes për koalicionin qeverisës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të enjten...

Aksi Qafë Thore-Theth bllokohet nga ortekët, ndalohet qarkullimi për të gjitha mjetet

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se rruga...