“Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria”, thirrjet e studentëve në protestë

Më datë:

Me pankarta në duar, me thirrje pakënaqësie për mosplotësimin e kushteve të parashtruara që në protestën e madhe të një viti më parë, studentët në kryeqytet i janë drejtuar sërish shesheve.

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për Revoltë studentore më 22 Janar ora 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e Fakultetit të Histori Filologjisë kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.


Mbi 500 studente të revoltuar po brohorasin kundër mashtrimit me paktin për universitetin. Ata deklarojnë se këtë radhë nuk tërhiqen dhe u bëjnë thirrje studentëve të tjerë për bashkim.

“Raketat e Iranit rrënuan konviktet”, apo “Nëse s’ka guxim rinia, vaj me det Shqipëria”, janë vetëm dy nga parullat që studentët mbajnë nëpër duar.

Një nga protestuesit thotë se janë në proteste, pasi “Asnjë pike e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull”.


Sipas saj, “disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë”.


Kujtojmë që një vit me parë, studentë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë u bashkuan në Tiranë dhe për ditë me radhë, protestuan para ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku parashtruan një sërë kërkesash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...