12.5 C
Tirana

Hëna e Jupiterit, Evropa, mund të shkëlqejë edhe në errësirë

Më datë:

Hëna e Jupiterit, e emërtuar si Evropa, me njërën anë që shkëlqen dhe tjetrën të zhytur në errësirë, si ana më e largët, është bërë, së fundmi, objekt studimi.

Të dhënat e reja, tregojnë se oqeani nën sipërfaqen e akullt të Hënës, në anën e largët, mund të ndriçojë në të vërtetë një dritë të bardhë të dukshme, me ngjyrime jeshile ose blu.

NASA mendon se ky efekt është rezultat i goditjes së oqeanit të akullt me rrezatim të vazhdueshëm nga Jupiteri.

Autori kryesor i studimit, tha se, nëse Evropa nuk do të ishte nën këtë rrezatim, do të dukej ashtu siç na duket Hëna jonë, errësirë në anën e hijes, por pikërisht sepse është e bombarduar nga rrezatimi i Jupiterit, shkëlqen edhe në errësirë.

Hëna e akullt e Jupiterit, Evropa, konsiderohet si një nga të vetmit trupa në sistemin tonë diellor që ka potencialin të shfaqë shenja jete, kjo pasi oqeani i thellë, nën një kore të ngrirë, ashtu si ajo e Tokës, mund të përmbajë kripëra dhe shtëllunga avulli uji.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...