19.5 C
Tirana

“Artisti s’duhet të ngatërrohet me politikën”, emocionon djali i Koço Devoles: Iku i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij

Më datë:

Fjalë plotë emocione kushtuar të shtrenjtit të tij, babait. Djali i aktorit të njohur Koço Devole, i cili u nda të dielën nga jeta pasi u infektua nga COVID-19, ka prekur me rrëfimin e tij kushtuar babait.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Varrimi Koco Devoles

Babai juaj nuk ka bërë kompromise me pushtetin. Çfarë ju ka mësuar?

Kompromisin po. Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat..

Thuhet se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia…
Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...