11.5 C
Tirana

Kina i bën thirrje SHBA-së për forcimin e dialogut

Më datë:

Ministria e Jashtme e Kinës në lidhje me fitoren kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA deklaroi se dy vendet duhet të forcojnë komunikimin dhe dialogun reciprok, transmeton (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin në një konferencë për media në Pekin tha se do të ndjekin praktikat ndërkombëtare lidhur me zgjedhjen e Biden-it si president.

“Kemi ndjekur procesin ku Biden shpalli fitoren e zgjedhjeve. E kuptojmë se rezultatet e zgjedhjeve do të përcaktohen sipas ligjit dhe rregullave në SHBA”, tha Wang duke mos ndarë mesazh urimi.

Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe në periudhën e re, Wang tha se “Ne gjithmonë besojmë se Kina dhe SHBA-ja duhet të forcojnë në mënyrë reciproke komunikimin dhe dialogun, të menaxhojnë ndryshimet mbi bazën e respektit reciprok, të zgjerojnë bashkëpunimin në bazë të interesave reciproke dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe”.

Në vitet e fundit marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë qenë në një situatë të tensionuar për çështjet e Tajvanit, Detin e Kinës Jugore, Hong Kongut, pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe luftërat e tarifave doganore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...