22.5 C
Tirana

Rouhani: SHBA një qeveri që zbaton politikat e Izraelit

Më datë:

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se SHBA me hapat që hedh dëmton popullin e saj dhe se ajo është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit.

Sipas një deklarate nga presidenca iraniane, mësohet se Rouhani është takuar në kryeqytetin e Teheranit me ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza dhe se në takim ka kritikuar politikat e SHBA-ve lidhur me qeveritë e Teheranit dhe Karakasit.

“Kundër presioneve të SHBA-ve do të qëndrojmë përkrah Venezuelës. SHBA vepron kundër popujve dhe vendeve të pavarura. Me këto hapa dëmton popullin e saj. SHBA është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit”, u shpreh Rouhani në takim.

Më tej, Rouhani tha se Irani dhe Venezuela mund të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e minierave, energjisë, centraleve, shkencës dhe teknologjisë.

Arreaza, nga ana e tij, ka shprehur falenderimet Iranit për mbështetjen e dhënë ndaj Venezuelës.

Arreaza mbërriti në Teheran të dielën në mbrëmje i shoqëruar nga një delegacion. Dje ai zhvilloi një takim edhe me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...

Osmani në Gjermani, mban fjalim në Universitetin e Berlinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...

Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori 22-vjeçar dhe dy kolumbianet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamenti”,...

Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës

Rreth gati një vit pas hyrjes në fuqi të...