OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition debuton në tregun kinez!

Më datë:

OnePlus ka zbuluar një telefon të ri me edicion të veçantë, OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition dhe pajisja tani është në dispozicion për tu porositur në Kinë.

Edicioni i ri OnePlus 8T Cyberpunk 2077 do të shitet me pakicë për 3,999 juanë në Kinë, që është rreth 599 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

Telefoni vjen me një ekran AMOLED 6,55 inç me një rezolucion të plotë + HD prej 2400 x 1080 pikselë dhe përmban një procesor Snapdragon 865.

Edicioni i ri special OnePlus 8T gjithashtu vjen me 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë të brendshme, plus që përmban një kamerë kryesore 48 megapiksel në pjesën e pasme, ka gjithashtu një kamerë ultrawide 16 megapiksel, një kamerë makro 5 megapiksel dhe një kamerë monokrom 2 megapiksel.

Deri më tani nuk ka detaje nëse ky model i ri i kufizuar OnePlus do të dalë jashtë Kinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...