Samsung Galaxy S21 do të vijë pa kufje vitin e ardhshëm?

Më datë:

Samsung po konsideron të heqë kufjet nga kutia e shitjes së Galaxy S21 vitin e ardhshëm. Për më tepër, kompania po synon të debutojë edhe me kufje të reja pa tel, të cilat pritet të quhen Galaxy Buds Beyond.

Sipas raportit të mediave koreane, Samsung po kërkon të heqë kufjet që vijnë në pako me Galaxy S21 pas një lëvizje të ngjashme nga ana e rivalit Apple.

Por ndryshe nga kjo e fundit, Samsung nuk do të të heqë mbushësin e telefonit që vjen me pajisjen. Samsung po heq kufjet për të ulur koston e saj të materialeve dhe për shkak të kushteve të pasigurta në shumë nga tregjet e saj kryesore duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Evropa.

Samsung gjithashtu mund të heqë kufjet nga telefonat e tjerë të saj vitin e ardhshëm dhe të ulë edhe pak çmimet e tyre.

Nuk dihet shumë për kufjet e ardhshme të Samsung, Galaxy Buds Beyond. Sidoqoftë, kufjet e veshit pritet të përmirësohen në Galaxy Buds Live dhe të ofrojnë rezistencë më të mirë ndaj ujit, jetë më të gjatë të baterisë dhe cilësi të përmirësuar të zërit.

Pritet të ketë gjithashtu disa përmirësime të dizajnit për një përshtatje më të mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...