Samsung Galaxy Fold 3: Adhuruesit do ta duan këtë telefon

Më datë:

Telefonat Samsung vijnë në çdo formë, madhësi, ngjyrë dhe stil. Mund të merrni një që i përshtatet pothuajse çdo gjëje që kërkoni, dhe kompania do të vazhdojë t’i shtyjë gjërat përpara.

Disa nga shembujt më të mirë të kësaj vijnë në formën e Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip, por dizajni i fundit që ka ‘nën mëngë’ është një kthim prapa retro – Samsung po sjell tastierat fizike.

Siç raportohet nga LetsGoDigital, Samsung paraqiti një patentë dizajni rreth mesit të vitit 2018, e cila sapo doli në dritë tashmë, për një telefon të palosshëm dhe me tastierë fizike. Dizajni duket i ngjashëm me një patentë që pamë muajin e kaluar për një pajisje të dyfishtë.

LetsGoDigital u bashkua me stilistin industrial Sarang Sheth për të krijuar këto interpretime të mrekullueshme, duke treguar se si tastiera rrëshqet nga brendësia, duke i lejuar përdoruesit të shkruajnë me një tastierë fizike. Ky është një kthim i shkëlqyeshëm për njerëzit që nuk pëlqejnë ekranet me prekje. /Telegrafi/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...