10.5 C
Tirana

Kaos i madh në Paris! Ç’po ndodh pak orë para izolimit nga Covid-19?

Më datë:

Vetëm pak orë para izolimit nga koronavirusi, kryeqyteti francez, Parisi, është “pushtuar” nga kaosi e trafiku. Mediet ndërkombëtare raportojnë se mbrëmjen e të enjtes trafiku u shtri në rreth 700 km në rajonin e Ile de France

Masat e bllokimit në Francë hynë në fuqi në mesnatën e së Premtes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.

Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga Prilli, dhe të enjten, autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje të reja.

Mediat franceze raportojnë se shumë qytetarë të Parisit janë larguar nga qyteti dhe kanë shkuar në fshat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...