Plagosja në Astir një vit më parë/ Arrestohet te sheshi “Shqiponja” 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Më datë:

Ka rënë në pranga në Tiranë, një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë te sheshi “Shqiponja” kanë organizuar punën dhe kanë kapur e ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjerimi i BE-së hyn në fazë të re/ Shqipëria shihet pranë anëtarësimit

Zgjerimi i Bashkimit Europian po hyn në një fazë...

Ngjarje e rëndë në Shkozet/ Konflikti familjar përfundon me dy të plagosur

Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me...

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...