Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Më datë:

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës.

Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e kryer në qytetin Nice të Francës, Ministria e Jashtme e Turqisë theksoi: “Dënojmë ashpër sulmin e kryer sot brenda kishës Notre-Dame de Nice në qytetin Nice të Francës. Shprehim ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit në sulm si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.

“Asnjë arsye nuk mund të justifikojë marrjen e jetës së një personi dhe të legjitimojë dhunën. Është e qartë se ata që kryejnë një sulm kaq brutal, në një vend të shenjtë adhurimi, nuk kanë marrë mësimin e vlerave fetare, njerëzore dhe morale. Si një vend që lufton me llojet e ndryshme të terrorizmit dhe që ka humbur qytetarët e saj për shkak të terrorizmit, theksojmë se ndodhemi në solidarizim me popullin francez kryesisht qytetarët e qytetit Nice kundër terrorizmit dhe dhunës”, theksohet në deklaratë. 

Në sulmin me thikë në në qytetin francez Nice humbën jetën 3 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...