Ambasadori Grenell zbulon meritën e Trump, për linjën ajrore direkte Beograd-Prishtinë

Më datë:

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuari i posaçëm i presidentit Trump për çuarjen përpara të një marrëveshje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës, ka konfirmuar se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e linjës ajrore ndërmjet këtyre vendeve.

Me anë të një shkrimi në Twitter, si ka përshëndetur përfaqësuesit e të dyja vendeve duke zbuluar se ka qenë vetë presidenti Trump, i cili ka udhëhequr arritjen e kësaj fitoreje historike në afrimin e dy vendeve.

‘Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë’, shkruan Grenell.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...