20.5 C
Tirana

‘Trafik droge, vjedhje me pasojë vdekje’, OFL u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve

Më datë:

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë pesë personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

OFL u kërkon llogari për burimet e pasurisë shtetsave: Gazmend Hasi, Enver Jakimi, Indrit Taulla, Mario Zeqiri dhe Hajri Seferi.

Njoftimi i plotë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. H., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

E. J., banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

I. T., banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;

M. Z., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

H. S., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende...

Ish-e dashura e “të fortit të Shkodrës” lihet në burg, për vrasjen e Fatbardh Licit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...