Realizohet për herë të parë një operacion në Kosovë

Më datë:

Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anestezionit, kanë realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike për të trajtuar një zgjerimin enorm (aneurizëm) të arteries karotide të brendshme në qafë.

Kështu thuhet në një komunikatë të QKUK-së, ku sqarohet se sëmundja është shumë e rrallë dhe sipas evidencës në librat e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar në Kosovë.

“Nëse nuk trajtohet aneurizma e arteries karotide të brendshme në qafë është e shoqëruar me një rrezik të lartë për sulm në tru, ndërsa e rupturuar me një rrezik të lartë për vdekje. Pacientes 71 vjeçare, e cila është ankuar për një të ënjtur në anën e majtë të qafës, ndjenjë të shtypjes, pengesa në përbirje dhe ka treguar për një sulm iskemik të kaluar në tru, i është larguar zgjerimi aneurizmatik, ndërsa arteria është riparuar me lidhje të drejtpërdrejt. Pacientja ka qëndruar një natë në Njësinë e Mjekimit Intenziv, ndërsa në ditën e 5-të pas operacionit është liruar nga spitali. Kjo ndërhyrje ka konfirmuar edhe njëherë kompetencën e lartë të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare për t’u marrë me problemet e arterieve karotide, ndryshimet në të cilat janë një prej shkaqeve më të shpeshta të sulmit në tru”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...