21.5 C
Tirana

Gjermani, shënohet rekord i ri i rasteve ditore me COVID-19

Më datë:

Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar një rekord i ri duke regjistruar 7.334 raste të tjera me koronavirus.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 7.334 raste me COVID-19.

Kjo shifër është regjistruar si “një shifër rekord” në Gjermani që nga shfaqja e virusit e deri më tani.

Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 persona dhe se numri gjithsej i rasteve me COVID-19 ka arritur në 348.557, ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.734.

Ndër të tjera për shkak të COVID-19 thuhet se 655 persona ndodhen në kujdes intensiv dhe se 329 prej këtyre janë të intubuar.

Më tej në deklaratë njoftohet se numri i të shëruarve deri tani ka arritur në 287.600.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...