20.5 C
Tirana

“I qëllova unë, ja arsyeja”! Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe: Jam penduar maksimalisht

Më datë:

Ilirjan Hasanaj, i cili u vetëdorezua në policinë e Shkodrës, pasi është i dyshuar për plagosjen e shtetasit Mentor Hasanaj, drejtor i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, dhe babait të tij, Xhelal Hasanaj, ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.

Ilirjan Hasanaj ka deklaruar se është ai autori i plagosjes, ndërsa ka zbardhur edhe motivin.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë.

Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa.

Armën e kam pasur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite, më ka qëlluar me vete.

I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar, por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.

Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur.

Duke qenë drejtor më erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia, por çdo gjë ka qenë në atë moment.

Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bërë unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte, sepse kisha nevojë, por pa i treguar arsyen.

Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorezuar në polici.

Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, është shprehur ai para uniformave blu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...