Urdhra vrasjesh dhe bos i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, dalin fotot e reja të vlonjatit Dritan Rexhepi

Më datë:

INTERPOL ka nxjerrë foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, vlonjatit 40-vjeçar që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë. INTERPOL e cilëson atë si në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentash pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Pikërisht emri i tij lidhet me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...