12.5 C
Tirana

Oruç Reis rikthehet në Mesdhuen Lindor/ Tensioni turko-grek për kufijtë detar vazhdon

Më datë:

Pavarësisht kërcënimeve për vendosjen e sanksioneve nga BE dhe tensioneve me Greqinë dhe Qipron Anija turke Oruç Reis, do ti rikthehet fushatës kërkimore në Mesdheun Lindor për 10 ditët në vijim. Në misionin e saj që nis sot dhe zgjat deri më 22 Tetor, ajo do të shoqërohet edhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Anija kërkimore Turke nisi misionin e saj në kërkim të hidrokarbureve në mesin e Gushtit duke shkaktuar tensione të shumta me Greqinë dhe Qipron, në lidhje me territorin në të cilit po zhvillonte kërkimet , mosmarrëveshje të cilët u dukën se u qetësuan me tërheqjen e anijes në muajin shtator.

Greqia dhe Turqia  edhe pse të dy  vende anëtarë të NATO-s, kanë  pasur një histori të gjatë mosmarrëveshjesh sa u përket kufijve detarë. 

Tensionet u rindezën në kohën kur Turqia vendosi anijen e kërkimit sizmik dhe anijet luftarake në ujërat e diskutueshme në 10 gusht. Oruç Reis, si dhe dy anije ndihmëse, u dërguan për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit në jug të ishullit grek të Kastellorizo.

Më herët, BE kërcënoi vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë nëse nuk tërhiqet nga fushatat kërkimore, sipas tyre të paligjshme në ujërat e pretenduara nga Qipro dhe Greqia. Kërcënim i cili është konsideruar si jokosntruktiv dhe nuk është marrë parasysh nga Turqia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...