12.5 C
Tirana

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë sot dialogun Kosovë-Serbi

Më datë:

Dialogu Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situata në Bjellorusi do të diskutohen sot nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për ecurinë e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani.

Ndërsa, në lidhje me helmimin e liderit opozitar rus Navalny, Franca dhe Gjermania javën e kaluar paraqitën propozime për të vendosur sanksionet ndaj individëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij dhe ndaj një njësie të përfshirë në programin që prodhon një agjent nervor nga grupi Noviçok.

Propozimi i sanksioneve erdhi pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), më 6 tetor, konfirmoi gjetjet e laboratorëve të specializuar në Gjermani, Francë dhe Suedi se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor nga grupi Noviçok.

Gjermania dhe Franca akuzuan Rusinë për dështim në hetimin e plotë të rrethanave të helmimit të Navalny-t në një deklaratë të përbashkët, më 7 tetor, të ministrave të Jashtëm.

Është e paqartë nëse ministrat e Jashtëm të BE-së do të bien dakord mbi sanksionet në këtë takim apo do ta shtyjnë vendimin për një datë të mëvonshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Ndërron jetë Ornella Vanoni, zëri që sfidoi kohën

Ornella Vanoni, një nga zërat më karakteristikë dhe më...