14.5 C
Tirana

Microsoft ua mundëson punonjësve të punojnë nga shtëpia, por nga një gjë duhet të heqin dorë

Më datë:

Kompania Microsoft, i ka mundësuar punonjësve të saj që përgjithmonë të punojnë nga shtëpia, por të gjithë ata që vendosin për një gjë të tillë duhet të heqin dorë nga hapësira e vendit të tyre të punës në zyrat e gjigantit amerikan.

Derisa shumica e punonjësve të Microsoftit punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së COVID-19, prodhuesi i softuerëve ka prezantuar “vendin e punës hibrid”, për t’i mundësuar punonjësve fleksibilitet kur zyrat e saj të hapen.

Në këtë kompani më 30 qershor ishin të punësuar 163 mijë persona, ku 96 mijë prej tyre vetëm në SHBA.

“Microsoft do t’ju lejoj punonjësve të punojnë nga shtëpia, kurse menaxherëve do t’ju lejohet puna e përhershme nga distanca”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Ata kanë pranuar këtë sistem tashmë të integruar edhe në kompanitë tjera të fushës së teknologjisë informative siç është Facebook, që ua mundëson punonjësve punën nga shtëpia.

Megjithatë, punonjësit e Microsoft do të duhet të heqin dorë nga hapësira që e kishin në objektet e kompanisë.

“Pandemia e COVID-19 na ka detyruar të mendojmë, jetojmë e punojnë në një mënyrë të re”, ka deklaruar Kathlyn Hogan, drejtoresha ekzekutive e Microsoftit.

“Por disa vende të punës do të jetë e mundur kryerja e përhershme e punëve nga distanca, siç janë ata që kryejnë hulumtime nëpër laboratorë të softuerëve e qendrat e të dhënave”, shtoi ajo.

Kujtojmë që zyrat kryesore të Microsoft nuk do të hapen para janarit të vitit të ardhshëm. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...