Skandali/ 9 armë pa leje dhe pa asnjë dokumentacion në komisariatin e Elbasanit

Më datë:

Një rast i paprecedent, që shfaq hapur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e uniformave blu, është shënuar në komisariatin e Elbasanit. Në zyrën e shefit të rendit të këtij komisariati prej më shumë se 2 vitesh qëndronin 9 armë pa leje, të cilat nuk ishin të pajisura me asnjë procesverbal dhe nuk dihej origjina e tyre.

Armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë. Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...