13.5 C
Tirana

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, dyfishohen rastet e reja, shënohen dhe 3 viktima

Më datë:

Kosova ka shënuar papritur një rëndim të bilancit me COVID-19. Rastet e reja janë dyfishuar së fundmi, pasi 79 raste të reja u regjistruan.

Ndërkohë 3 viktima ka shënuar Kosova ndërkohë kujtojmë se dje nuk kishte asnjë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

61 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...

Presioni mbi mazhorancën rritet, Balluku hesht para medias

Belinda Balluku ‘kyç’ gojën para gazetarëve. Këta të fundit...

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...