12.5 C
Tirana

“Greqia e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik”

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë për takime me krerë të institucioneve të larta të vendit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në Qeveri me të cilin ka diskutuar “për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Pas takimit, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, u bë e ditur se Hoti dhe ministri Dendias janë zotuar “në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë”.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.

Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Pas takimit me Hotin, Dendias është takuar me homologen kosovare, Meliza Stublla-Haradinaj e cila tha se “po ndërtohet një themel shumë i fuqishëm në funksion të ndërtimit të aspiratës tonë që shkon drejt njohjes”.

“Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian”, ka thënë Haradinaj-Stublla pas takimit me ministrin grek.

Ministrja Haradinaj-Stublla theksoi se Kosovën dhe Greqinë “i lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”.

Dendias ka takuar gjithashtu edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, por jo edhe presidentin kosovar Hashim Thaçi, i cili nuk ndodhet në Kosovë.

Greqia bën pjesë në 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, bashkë me Qipron, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga këto 5 vende gjithmonë është parë si “mur” në rrugën e Kosovës drejtë BE-së dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare. Dje, gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi përmendi pikërisht këto 5 shtete, të cilat tha se “duhet t’i bindim” për t’u liberalizuar vizat kosovarëve edhe pse Komisioni Evropian rikonfirmoi përmbushjen e kritereve të Kosovës për liberalizim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...