13.5 C
Tirana

Federata Sindikale e Shëndetësisën i jep ultimatum Qeverisë: Paguani shtesat prej 300 eurosh ose hyjmë në grevë të përgjithshme

Më datë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se dje Këshilli Drejtues i saj ka shqyrtuar gjendje aktuale në shëndetësisë gjatë kësaj periudhe ku i kanë kërkuar qeverisë që të bëj pagesën prej 300 eurove për muajin korrik e gusht, e po ashtu të bëj pagesat për muajin shtator e tetor siç e parasheh ligji për parandalimin e Pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Komunikata e plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se dje me datë 08.10.2020 Këshilli Drejtues i saj ka shqyrtuar gjendjen aktuale në shëndetësi gjatë muajve të Pandemisë COVID-19, punën e punëtorëve shëndetësor si dhe shtesës në pagë prej 300.00 euro të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri ftojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës që:

Të kryejnë pagesën e stimulimit shtesë për muajin Korrik dhe Gusht 2020 për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa e përfituar këtë stimulimi si dhe
Të kryejnë pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalim dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës për muajt Shtator dhe Tetor me pagën e muajit Tetor 2020.
Në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave të lartëpërmëndura Këshilli Drejtues do të merr vendim për Grevë të Përgjithshme në të gjitha insitiucionet shëndetësore.

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje të gjitha partive politike që ti lënë më një anë agjendat e tyre dhe të bëhen bashkë e ta miratojnë Pakon Emergjente për Rimëkëmbje Ekonomike.

Me respekt,

FSSHK

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...