5.5 C
Tirana

Apple është duke punuar në një iPhone të palosshëm që në rast se dëmtohet vetë-riparohet

Më datë:

Apple po punon në një iPhone të palosshëm me një ekran “vetë-riparues” për të rregulluar gërvishtjet, sipas raporteve.

Dhe sipas raportimit Apple thotë se telefoni në të vërtetë do të riparojë çdo dëm automatikisht, shkruan The Indipendente.

Aftësia “vetë-riparuese” do të rregullojë një nga çështjet më të mëdha që shihet me telefonat aktualë të palosshëm, të cilat mund të dëmtohen shumë shpesh.

Patenta Apple u paraqit në fillim të këtij viti, por vetëm sa u bë publike nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së, sipas faqes së internetit të teknologjisë 9to5mac.com.

“Gjatë funksionimit të një pajisje elektronike, shtresa e mbulesës së ekranit mund të gërvishtet”, thotë patenta.

“Për të përmirësuar estetikën e pajisjes elektronike, mund të jetë e nevojshme që gërvishtjeve të minimizohen. Për të ndihmuar në zbutjen e numrit të gërvishtjeve, shtresa e mbulesës së ekranit mund të përfshijë një shtresë të materialit vetë-riparues”, thuhet në deklaratë.

Patenta e Apple sugjeron që riparimi i ekranit të saj do të bëhet përmes përdorimit të nxehtësisë, dritës ose rrymës elektrike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...