15.5 C
Tirana

Raporti i New York Times: Trump vetëm 750 usd taksa në 2016-2017! Presidenti: Shpifje

Më datë:

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitin 2016, vitin kur ai ka garuar për president të SHBA dhe në vitin  pasardhës si president i vendit, raporton Neë York Times.

Prestigjiozja amerikane pretendon se në bazë të ardhurave të mbledhur në 17 vite Trump për 15 vite nuk ka paguar taska dhe në 2016-2017 ka paguar vetëm 750 dollarë.  Sipas të dhënat të siguruara Trump, ka raportuar gjatë gjithë kohës humbje kronike vetëm për të shmangur pagesat e tatimeve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit amerikan i cili i ka quajtur të gjitha deklaratat të rreme.

“Në fakt, unë kam paguar taksa. Do ta shihni këtë sapo të kthehen deklarimet tatimore – janë nën auditim, kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë” është shprehur Trump.  Edhe avokati i tij kembngul se presidenti ka paguar dhjetëra miliona dollarë në taksa personale për qeverinë federale.Raporti vjen vetëm pak ditë përpara debatit të parë presidencial midis Trumpit dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, dhe disa javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...