Gjurmët e gjakut ende në asfalt, pamjet nga vendi ku u dhunua dhe u mor peng një person në Kamëz

Më datë:

Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku një burrë pasi u dhunua nga persona ende të paidentifikuar, u fut forcërisht në një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘London’ në Kamëz.

Ndonëse banorët e zonës janë munduar që të lajnë shenjat e gjakut, ato janë ende të dukshme në asfalt, ndërsa ende ngelet mister fati i personit që është marrë peng. Siç u raportua dhe më herët, sipas dëshmisë së qytetarëve, kanë qenë 2 persona të maskuar, të cilët pasi e kanë dhunuar burrin, identiteti i të cilit nuk dihet ende, e kanë marrë atë në një makinë.

“Personi që është marrë me forcë, para se të futej në makinë është goditur dhunshëm dhe ka pasur pellg gjaku në asfalt. Duken qartë gjurmët e gjakut në asfalt. Ngjarja që ka ndodhur në mes të ditës, ku ka pasur edhe dëshmitarë okularë. Ka ndodhur brenda një blloku pallatesh 5 katësh dhe janë 6 pallate që e rrethojnë vendin. Këtu qëndron vetëm një furgon policie.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta nuk ndalet në ditën e 40-të, qytetarët: Nuk tërhiqemi

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të...

Revolverët, dhurata e Erdogan për udhëheqësit e NATO-s

Erdogan i dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte...

Këngëtarja Lauren Bennett mund t’i ketë dhënë fund jetës

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar po hetojnë mundësinë që...

Kurti zbulon vendimin e BE-së: 206 milionë euro për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të...