1.5 C
Tirana

Apple dërgon përditësimin shumë të rëndësishëm të iOS 14.0.1

Më datë:

Apple përditësoi iOS 14 vetëm 8 ditë nga debutimi i saj. Përditësimi i ri është i vogël, vetëm 170MB dhe duhen vetëm pak minuta për tu shkarkuar.

iOS 14.0.1 përqendrohet tek rregullimi i problemeve dhe gabimeve dhe në këtë artikull shpjegojmë çdo gjë që duhet të dini për versionin më të fundit të sistemit operativ.

Ja sesi ta shkarkoni

iOS 14.0.1 është i disponueshëm për tu shkarkuar për modelet e mbështetura nga iPad Air 2 dhe iPad Pro, ndërsa për iPhone mbështetja fillon nga iPhone 6S dhe iPhone SE plus gjeneratën e 7-të të iPod.

Mjafton të shkoni në aplikacionin Settings dhe të zgjidhni opsionin General e më pas Software Update. Sapo të klikoni Download and Install, iOS 14.0.1 do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

Ka pasur pak probleme me iOS 14, të paktën krahasuar me gjeneratën e kaluar iOS 13. Është iOS i parë i cili lejon përdoruesit të zgjedhin shfletuesin dhe aplikacionin e preferuar të e-mail.

Nëse keni vënë re një rikthim të konfigurimi të vjetër pasi keni ndryshuar shfletuesin dhe aplikacionin e-mail të preferuar pas restartimit, atëherë ky version i iOS e rregullon.

Gjithashtu është adresuar një problem me paraqitjen paraprake të ndërfaqes së kamerës specifikisht në iPhone 7 dhe 7 Plus. Nëse iPhone juaj nuk lidhet me rrjetet Wi-Fi, ky përditësim duhet ta zgjidhë.

Disa përdorues thanë se kanë gjetur probleme duke dërguar e-maile me disa ofrues të ndryshëm e-mailesh që iOS 14.0.1 i jep zgjidhje.

Së fundi nëse keni vënë re që imazhet nuk shfaqen në widget e aplikacionit News, tani nuk do ta keni këtë problem më.

Versioni i parë i iOS 14 debutoi më 16 Shtator duke sjellë një mori veçorisht të reja nga widgets, tek App Clips dhe App Library. Apple është kritikuar për kopjimin e me shtesat e reja të iOS 14.

Megjithatë ka pasur përmirësime edhe në drejtime tjera si aplikacion Messages që është më i fuqishëm në komunikim, aplikacioni i hartave që është përmirësuar me drejtime dhe guida të reja dhe aplikacioni i përkthimi Translate që mund të përkthejë në kohë reale në 11 gjuhë të ndryshme. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...