9.5 C
Tirana

Ngritja e Gjykatës së Lartë, reagon KLGJ: Vijon procedura e verifikimit të kushteve për kandidatin. Për 11 pozicione të lira janë 23 aplikime

Më datë:

Këshilli, pas një pune voluminoze për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore përkatëse, hapi procedurat për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për tre pozicione të lira, në fusha të ndryshme të së drejtës.

Në përfundim të procedurave të kandidimit për secilin nga pozicionet, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të propozojë emërimin e 3 kandidatëve, të cilët u emëruan si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë me dekret të Presidentit të Republikës. Ndërkohë, ende pa përfunduar procedurat e mësipërme, Këshilli hapi procedurën për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, edhe për një pozicion tjetër të lirë. Për këtë pozicion, Këshilli po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për kandidatin.

Me qëllim plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë, Këshilli miratoi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, duke hapur më pas procedurat e ngritjes në detyrë për 11 pozicione të lira, nga të cilat 4 pozicione në fushën e të drejtës administrative, 3 pozicione në fushën e të drejtës civile dhe 4 pozicione në fushën e të drejtës penale.

Për këto pozicione kanë aplikuar 23 kandidatë, për 21 prej të cilëve, Këshilli ka verifikuar plotësimin e tre kritereve ligjore të kandidimit dhe po vijon procedurat për verifikimin e kritereve ligjore të pasurisë dhe figurës, duke vijuar paralelisht procedurat e vlerësimit etik dhe profesional.

Për 2 kandidatët e tjerë, ka përfunduar verifikimi i këtyre kritereve, rezultatet e të cilit do të shqyrtohen në mbledhjet e radhës. Ndërkohë, për të 23 kandidatët ka vijuar verifikimi i pasurisë dhe figurës, ku për 2 prej tyre ky verifikim ka përfunduar, rezultatet e të cilit do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës. Për 8 kandidatë të tjerë, verifikimi i pasurisë dhe figurës është në përfundim, ndërsa rezultatet e tij do të shqyrtohen në mbledhjet më të afërta. Për 6 kandidatë, që janë subjekt rivlerësimi kalimtar (vetting), u është kërkuar organeve të rivlerësimit trajtimi me përparësi i procedurës së rivlerësimit kalimtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koncerti i fundit publik i “The Beatles”, nga çatia e Apple në Londër

Më 30 janar 1969, grupi legjendar britanik The Beatles...

Balluku: Mbi 600 milionë lekë mbështetje për fermerët, u përthithën 95 % e fondeve

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

SHBA – Trump: Nuk do t’i tërheqim agjentët e ICE-së nga Minesota

Ne nuk do t’i tërheqim agjentët e imigracionit nga...

Rama: Fermerët të orientohen në shfrytëzimin e fondeve, Garancia Sovrane ofron 1 miliard euro mbështetje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka vendosur...