18.5 C
Tirana

Kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar në Elbasan, njihej me katër emra

Më datë:

Elbasan- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg.

Sipas policisë i arrestuari është Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendndodhjes , kapja dhe arrestimi provizor  me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Na fyeu”, PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e...

Deklaratat për Gonzaton, PS kërkon përjashtim të Berishës nga Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar sot, 7...

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...