Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

Më datë:

Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë, u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata.

Ginsburg ishte 87-vjeçe.

Ajo vuante nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Zonja Ginsburg, para se të bëhej anëtare e Gkykatës së Lartë, kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”, njoftoi kanali radiofonik NPR.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...