Britani e Madhe/ Covid fut në izolim 12 milionë njerëz

Më datë:

Duke filluar nga mesnata e kaluar, gati 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe (nga një popullsi totale prej 66 milionë) janë vënë përsëri në bllokim. 

Masat lokale, të cilat prekin kryesisht rajonet e Anglisë Verilindore dhe zonat metropolitane të Mançesterit dhe Birminghamit, janë përgjigja ndaj numrave në  rritje të infeksioneve që dje ishin mbi 4,000 në të gjithë vendin. 

Masat e reja kërkojnë mbylljen e pubeve dhe restoranteve në orën 22 në mbrëmje dhe ndalimin e shoqërimit me njerëz jashtë familjes, përveç rekomandimit për të përdorur transportin publik vetëm kur është e nevojshme. 

Por frika tani është se këto masa mund të shtrihen në pjesën tjetër të vendit, duke filluar me Londrën, ku rastet e koronavirusit janë dyfishuar në dy javët e fundit.

Të hënën e kaluar hyri në fuqi “rregulli i gjashtës”, i cili ndalon grumbullimet, madje edhe në shtëpi me të afërmit, në grupe me më shumë se gjashtë vetë. 

Por qeveria e Londrës duket se është në panik të plotë dhe lajme të pakonfiruara thonë që nëse infeksionet nuk ulen brenda dy javësh, do të ketë bllokim i ri mbi  bazë kombëtare.

Shqetësimi i Downing Street është se situata do të dalë nga kontrolli dhe Britania do të jetë viktima e një vale të dytë, si ajo që ndodhi në Spanjë.

Por Johnson, pas kaq shumë pasigurish dhe rrëmujash në fillim në menaxhimin e pandemisë, këtë herë nuk dëshiron të marrë rreziqe

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...