“Vendimi i Parlamentit Evropian për Mesdheun Lindor, i papranueshëm”

Më datë:

Turqia kritikoi sot një rezolutë “joreale” nga Parlamenti Evropian (PE) kundër Turqisë mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se vendimi këshillues, i cili u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së vetëm në sajë të solidaritetit midis anëtarëve të BE-së dhe duke u shërbyer interesave “egoiste” të disa vendeve anëtare, është “i papranueshëm” në shumë mënyra.

Qëndrimi i njëanshëm dhe i padrejtë i PE-së, si dhe interpretimet e tij të pavlefshme dhe të njëanshme të ligjit detar për të cilin nuk është i autorizuar, ka dëmtuar reputacionin e tij, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se PE, BE, e as vendet anëtare të saj nuk kanë autoritetin për të përcaktuar kufijtë e vendeve të treta.

Miratimi i një “vendimi të njëanshëm” të tillë pavarësisht përpjekjeve të Turqisë në të gjitha nivelet në të gjitha institucionet e BE-së nuk është në përputhje me vullnetin e mirë dhe mendjen e shëndoshë, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Anëtarët e PE-së miratuan një rezolutë sot duke shprehur “solidaritetin e plotë” me Greqinë dhe administratën qipriote greke kundër veprimeve të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...